Protestuesit lexojnë një nga një emrat e deputetëve: Votojeni ligjin

Pas përfundimit të protestës së 18-të, protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë vazhduar aksionin duke marshuar drejt njërës prej hyrjeve të Kuvendit të Kosovës. Para objektit të Kuvendit, protestuesit kanë kërkuar që deputetët të mos vonojnë më tej shqyrtimin dhe votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.…

Lajme

03/10/2026 20:01

Pas përfundimit të protestës së 18-të, protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë vazhduar aksionin duke marshuar drejt njërës prej hyrjeve të Kuvendit të Kosovës.

Para objektit të Kuvendit, protestuesit kanë kërkuar që deputetët të mos vonojnë më tej shqyrtimin dhe votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.

Gjatë aksionit, protestuesit kanë lexuar me radhë emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje atyre që të ndërmarrin veprime dhe ta mbështesin projektligjin.

Aksioni është zhvilluar, sipas protestuesve, në një kohë kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Përmes këtij aksioni, ata kanë kërkuar që procesi i ndryshimit të ligjit të mos shtyhet më tej dhe që deputetët të veprojnë pa vonesa.

Protesta e iniciativës “Jo në emrin tim” ka hyrë në ditën e 18-të, ndërsa kërkesa e saj kryesore mbetet ndërmarrja e veprimeve institucionale lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara./lajmi.net/