Nata e 18-të e protestës, marshohet drejt Kuvendit: Votone Ligjin!
Ka nisur nata e 18-të e protestave në Prishtinë, me qytetarët që janë mbledhur sërish në shesh për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, kanë nisur marshimin në drejtim të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net. Gjatë protestës…
Lajme
Ka nisur nata e 18-të e protestave në Prishtinë, me qytetarët që janë mbledhur sërish në shesh për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, kanë nisur marshimin në drejtim të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Gjatë protestës është përshëndetur vendimi i Qeverisë për ta proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Megjithatë, protestuesit kanë theksuar se pas këtij zhvillimi përgjegjësia tashmë i takon Kuvendit dhe deputetëve, duke kërkuar që projektligji të shqyrtohet dhe të votohet.
Në protestën e sontme po marrin pjesë edhe djemtë e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.
Marshimi drejt Kuvendit po zhvillohet në kuadër të protestave të përnatshme që kanë nisur pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së./lajmi.net/