Kryeministri slloven kritikon punësimin e kosovarëve në Slloveni: “Nuk kanë vlerë të shtuar nga pikëpamja kombëtare”

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka kritikuar politikën e migracionit dhe punësimin e fuqisë së huaj punëtore, duke përmendur në mënyrë të veçantë punëtorët që vijnë nga Kosova. Gjatë Kongresit të Menaxhmentit në Portorož, Janša deklaroi se punëtorët nga Kosova që punojnë në ndërmarrjet publike me paga minimale dhe sjellin familjet e tyre në Slloveni,…

Lajme

03/10/2026 18:36

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka kritikuar politikën e migracionit dhe punësimin e fuqisë së huaj punëtore, duke përmendur në mënyrë të veçantë punëtorët që vijnë nga Kosova.

Gjatë Kongresit të Menaxhmentit në Portorož, Janša deklaroi se punëtorët nga Kosova që punojnë në ndërmarrjet publike me paga minimale dhe sjellin familjet e tyre në Slloveni, sipas tij, nuk krijojnë vlerë të shtuar për vendin nga këndvështrimi kombëtar.

“Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në një kompani komunale, merr pagë minimale dhe sjell familjen, por nga pikëpamja kombëtare nuk ka vlerë të shtuar”, deklaroi Janša.