Kurti mbledh në zyrën e tij diplomatët e SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë: Nevojitet stabilitet institucional pas 16 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë. Kurti ka bërë të ditur se në Zyrën e Kryeministrit ka pritur të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadorin gjerman Rainer Rudolph, raporton lajmi.net…

Lajme

03/10/2026 12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Kurti ka bërë të ditur se në Zyrën e Kryeministrit ka pritur të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadorin gjerman Rainer Rudolph, raporton lajmi.net

Sipas Kurtit, të tre diplomatët e kanë uruar për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Postimi i tij i plotë:

Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës, dje prita në Zyrën e Kryeminsitrit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph. Nga të tre pranova urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.
Republika e Kosovës është gjithmonë falënderuese dhe përherë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë./Lajmi.net/