Real Madridi hidhet në sulm për Olisen, Bayern kërkon 200 milionë euro

Real Madridi ka shfaqur interesim serioz për Michael Olisen, i cili aktualisht është pjesë e Bayern Munichut. Sipas “El Nacional”, gjiganti spanjoll po e monitoron situatën e francezit, ndërsa Bayern Munich po punon për ta mbajtur atë në skuadër dhe po përgatit një kontratë të përmirësuar. Megjithatë, klubi bavarez mund të jetë i gatshëm ta…

Sport

03/10/2026 08:21

Real Madridi ka shfaqur interesim serioz për Michael Olisen, i cili aktualisht është pjesë e Bayern Munichut.

Sipas “El Nacional”, gjiganti spanjoll po e monitoron situatën e francezit, ndërsa Bayern Munich po punon për ta mbajtur atë në skuadër dhe po përgatit një kontratë të përmirësuar.

Megjithatë, klubi bavarez mund të jetë i gatshëm ta shqyrtojë një ofertë të majme për Olisen, me një shifër që raportohet se mund të arrijë deri në 200 milionë euro.

24-vjeçari është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të Bayernit, ndërsa interesimi i Real Madridit po shkakton shqetësim te drejtuesit e klubit gjerman.

Në garë për shërbimet e Olises është edhe Liverpooli, i cili po e monitoron situatën dhe mund të tentojë të përfshihet në garën për francezin.

Për momentin, Bayern Munich synon ta bindë Olisen të vazhdojë karrierën në “Allianz Arena”, por një ofertë në vlerën e rreth 200 milionë eurove mund ta ndryshojë situatën.