“Unë do të votoj PËR!” – Reagimet e para nga PDK pas vendimit të Qeverisë për Ligjin për Specialen
Pas vendimit të Qeverisë për të miratuar vlerësimin dhe proceduar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka përshëndetur vendimin, duke thënë se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohen…
Lajme
Pas vendimit të Qeverisë për të miratuar vlerësimin dhe proceduar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka përshëndetur vendimin, duke thënë se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohen pa interesa politike.
“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!
Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.
Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje.
Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, ka shkruar Tahiri.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë është rezultat i protestave të zhvilluara ditëve të fundit.
“Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!
Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër, dhe të hidhet në votim.
Unë do të votoj PËR!
Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet.
Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!”, ka shkruar Rrahmani./lajmi.net/