Kurti pret ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimet politike dhe aktgjykimin në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadori Rudolph e ka uruar Kurtin për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa kryeministri e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike…

Lajme

02/10/2026 17:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadori Rudolph e ka uruar Kurtin për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa kryeministri e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, si dhe për Procesin e Berlinit, ku Kosova pritet të jetë nikoqire për herë të dytë këtë vit.

Në takim është diskutuar edhe për Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani, i cili pritet të mbahet në fund të muajit tetor.

Kurti ka shprehur gjithashtu shqetësimin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Kurtit, aktgjykimi përmban pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, të cilat, siç tha ai, duhet të korrigjohen përmes procesit të apelit.

Njoftimi i plotë: 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph, nga i cili pranoi urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Rudolph, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës.

Krahas diskutimit për zhvillimet politike në Kosovë, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rudolph, biseduan për Procesin e Berlinit, nikoqire e të cilët do të jetë Kosova për herë të dytë këtë vit, si dhe për Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani që do të mbahet në fund të muajit tetor.

Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e Republikës së Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se aktgjykimi ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel./lajmi.net/