Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”. Konferenca bashkon liderë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, ekspertë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar rolin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”.
Konferenca bashkon liderë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, ekspertë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar rolin e grave në ndërtimin e paqes, sigurinë dhe transformimin e institucioneve e të shoqërisë.
Katërmbëdhjetë vjet pas miratimit të Parimeve të Prishtinës, konferenca synon të shqyrtojë përparimin e arritur dhe sfidat që mbeten, duke përcaktuar prioritetet për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë gjatë periudhës 2026–2035.