Një lojtar largohet nga kampi i Shqipërisë shkaku i problemeve fizike
Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur sot fazën përgatitore në Itali, në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Finlandës dhe San Marinos. Pas dy ditësh stërvitje në stadiumin e Çezenës, kuqezinjtë kanë lënë Italinë dhe janë nisur drejt Finlandës, ku të shtunën do të përballen me përfaqësuesen vendase në një sfidë që…
Sport
Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur sot fazën përgatitore në Itali, në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Finlandës dhe San Marinos.
Pas dy ditësh stërvitje në stadiumin e Çezenës, kuqezinjtë kanë lënë Italinë dhe janë nisur drejt Finlandës, ku të shtunën do të përballen me përfaqësuesen vendase në një sfidë që mund të ketë rëndësi për kreun e grupit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se skuadra nuk do të jetë me grupin e plotë për këtë takim. Luis Hasa ka shfaqur probleme fizike dhe, për këtë arsye, është vendosur që mesfushori të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë rikuperimin.
Hasa pritet të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor në kryeqytet, në pritje të bashkimit me ekipin për ndeshjen e fundit të grupit ndaj San Marinos, e planifikuar për 6 tetor.