Kurti sot nis takimet me krerët e opozitës: Te fillojmë diskutimet që me 6 tetor ta kemi Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me takimet me opozitën për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se sapo t’i kryejnë takimet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nisin takimet me krerët e opozitës. “Posa të përfundojmë takimin që kemi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursyula…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me takimet me opozitën për çështjen e Presidentit.
Ai ka thënë se sapo t’i kryejnë takimet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nisin takimet me krerët e opozitës.
“Posa të përfundojmë takimin që kemi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursyula von der Leyen, menjëherë do të nisim takimet dhe bisedimet me krerët e opozitës në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend me datën 7 tetor por deri më 6 tetor ta kemi Presidentin”, ka thënë Kurti.
Sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti duhet të zgjidhet më së largu deri më 6 tetor.
Nëse kjo nuk arrihet, vendi do të shkoj në zgjedhje./Lajmi.net/