Berisha: Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së miratoi rendin e ditës dhe fushëveprimin
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar mbledhja e këtij Komisioni. Sipas Berishës, gjatë mbledhjes u miratua rendi i ditës, si dhe fushëveprimi i Komisionit. “Si Kryetar, mbetem i përkushtuar që puna e Komisionit të zhvillohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke…
Lajme
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar mbledhja e këtij Komisioni.
Sipas Berishës, gjatë mbledhjes u miratua rendi i ditës, si dhe fushëveprimi i Komisionit.
“Si Kryetar, mbetem i përkushtuar që puna e Komisionit të zhvillohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke kontribuar në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e inteligjencës dhe sigurisë”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka theksuar rëndësinë e funksionimit të përgjegjshëm të Komisionit në ushtrimin e rolit të tij mbikëqyrës ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: