​Reagon Man City pas vendimit të Premier Ligës

Manchester City ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Premier Ligës, duke shprehur zhgënjim dhe habi për vendimin. Në një deklaratë zyrtare, klubi anglez ka insistuar se është i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Premier Liga dhe ka theksuar se posedon prova që, sipas tij, mbështesin qëndrimin e klubit. “Klubi është i…

Sport

30/09/2026 13:03

Manchester City ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Premier Ligës, duke shprehur zhgënjim dhe habi për vendimin.

Në një deklaratë zyrtare, klubi anglez ka insistuar se është i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Premier Liga dhe ka theksuar se posedon prova që, sipas tij, mbështesin qëndrimin e klubit.

“Klubi është i pafajshëm për akuzat e bëra nga Premier Liga dhe ekziston një sasi e plotë provash të pakundërshtueshme në mbështetje të të gjitha qëndrimeve të tij, në lidhje me këtë rast. Prandaj, Klubi do të jetë i paepur dhe, kur është e nevojshme, proaktiv në çdo forum të përshtatshëm rregullator dhe ligjor.”, thuhet në deklaratën e Cityt.

Klubi ka bërë të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët e mundshme të apelimit dhe procedurat ligjore e rregullative.

Manchester City pretendon se opinioni i publikuar përmban gabime të qarta materiale në aspektin ligjor, parimor dhe faktik, duke e konsideruar atë të pasigurt.

“Procesi i Premier Ligës mbetet në vazhdim, me elementë të rëndësishëm të papërfunduar. Manchester City FC tani do të ndjekë rrugët e apelimit që i janë hapur, mbi bazën se opinioni përmban gabime të qarta materiale, ligjore, parimore dhe faktike, dhe është i pasigurt. ”, thuhet më tej.

Klubi gjithashtu ka deklaruar se gjatë tetë viteve të fundit ka respektuar procesin e rregullt, duke pritur që organet drejtuese të Premier Ligës të vepronin si rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë.

City ka shtuar se është i kufizuar në atë se çfarë mund të deklarojë më tej, deri në përfundimin e të gjitha procedurave të ardhshme.