Avokati i njohur amerikan: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin
Avokati amerikan Clint Williamson që ka udhëhequr grupin hetimor të ngritur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat për krime lufte të bëra në një raport të Këshillit të Evropës nga senatori zviceran Dick Marty,në një intervistë me BIRN, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë nuk kishin arritur të zbutnin pritjet e publikut se Thaçi…
Lajme
Avokati amerikan Clint Williamson që ka udhëhequr grupin hetimor të ngritur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat për krime lufte të bëra në një raport të Këshillit të Evropës nga senatori zviceran Dick Marty,në një intervistë me BIRN, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë nuk kishin arritur të zbutnin pritjet e publikut se Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij do të liroheshin nga akuzat.
“Nuk mendoj se autoritetet në Kosovë, ose ata njerëz që po komentojnë për këtë, kanë bërë shumë përpjekje për të krijuar pritjet tek njerëzit se mund të jetë pak më ndryshe nga kjo narrativë e vetme se këta individë do të liroheshin nga akuzat”, tha Williamson.
Në fakt, tha ai, gjetjet paraprake të task forcës së vitit 2014 “përputheshin kryesisht” me vendimin e Dhomave të Posaçme.
“Ne zbuluam se kishte pasur një numër rastesh trajtimi çnjerëzor, torture dhe vrasjesh që ishin drejtuar ndaj pakicave etnike në Kosovë, si dhe ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë të UÇK-së dhe të të akuzuarve që u dënuan së fundmi”, tha ai.
Williamson ka deklaruar gjithashtu se procesi “nuk ishte i drejtuar kundër UÇK-së”.
“Kjo po shqyrtonte fajin individual të personave që kishin role udhëheqëse në UÇK”, ka potencuar ai për BIRN.
“Siç thashë në vitin 2014, siç gjykata u përpoq shumë ta shpjegonte, kjo nuk ishte një aktakuzë ndaj UÇK-së. Ky nuk ishte një vendim kundër UÇK-së si organizatë. Kjo ishte një gjykatë që u krijua për të shqyrtuar individët që janë në pozicione udhëheqëse, role udhëheqëse.”, ka shtuar ai.