Mamushë: E plagosi aksidentalisht një person tjetër në këmbë, arrestohet nga policia
Një i dyshuar është arrestuar dje në Mamushë, pasi aksidentalisht kishte plagosur një person tjetër në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse pistoleta me fishekë është konfiskuar, transmeton lajmi.net. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Raporti i plotë: LËNDIM I RËNDË TRUPOR Mamushë / 29.09.2026 – 13:50. Është raportuar…
Lajme
Një i dyshuar është arrestuar dje në Mamushë, pasi aksidentalisht kishte plagosur një person tjetër në këmbë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse pistoleta me fishekë është konfiskuar, transmeton lajmi.net.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Mamushë / 29.09.2026 – 13:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar aksidentalisht ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pistoleta me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/