Shqyrtohet sot shpronësimi për autostradën Prishtinë-Gjilan, por mungon ndryshimi i ligjit për Specialen – “dokumentet që s’i barti ende Naseri”

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës të thirrur për në ora 10:00. Në agjendë zyrtare janë 35 pika. Njëra nga pikat e rendit të ditës ka të bëj edhe me autostradën e famshme, Prishtinë-Gjilan- autostradë kjo e mbetur veç në dëshirat e qytetarëve të Anamoravës e projekt i parealizuar nga çdo…

Lajme

30/09/2026 09:55

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës të thirrur për në ora 10:00. Në agjendë zyrtare janë 35 pika.

Njëra nga pikat e rendit të ditës ka të bëj edhe me autostradën e famshme, Prishtinë-Gjilan- autostradë kjo e mbetur veç në dëshirat e qytetarëve të Anamoravës e projekt i parealizuar nga çdo ministër Infrastrukture, transmeton lajmi.net

Qeveria do të shqyrtoj Propozim-vendimi të kërkesës për shpronësim për projektin “Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Përkundër që tashmë kanë kaluar shumë vite prej që kjo autostradë është filluar të ndërtohet, përfundimi i saj duket shumë larg.

Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar që kjo autostradë do të përfundonte në vitin 2023, por që nuk ndodhi.

Në këtë rend dite mungon pika për shqyrtimin e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, që e ka dërguar në Kuvend PDK-ja.

Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla po e vazhdon ende shqyrtimin e saj, por mesa duket kjo çështje nuk hy tek pikat urgjente.

Në rend dite ka edhe propozim vendime për projekte tjera infrastrukturore, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Ferizaj, ndërtimi i një ure në Drenas, menaxhimi i resurseve ujore etj.

Më poshtë keni të gjitha pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive (ZKM).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 30-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 31, 32, 33 dhe 34 elektronike/korresponduese të Qeverisë.

Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2021”.

Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2022”.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore.

Projekt-rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

Projekt-udhëzimi administrativ për përcaktimin e procedurës së themelimit të Parkut Industrial dhe Teknologjik.

Propozim-vendimi për themelimin e Grupeve Tematike për rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Propozim-vendimi për listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit në Ministrinë e Ekonomisë, për pozitat “Inspektorë” në Njësinë e Inspektimit të Energjisë.

Kërkesa për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit për projektin “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” në Komunën e Drenasit.

Kërkesa për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit për dy projekte të reja kapitale në Komunat e Podujevës dhe Shtimes.

Draft-plani i Veprimit 2026-2028 të Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030.

Drafti i Raportit Vjetor 2024-2025 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Treg.

Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme në zonat kadastrale Ferizaj, Talinoc i Jerlive, për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2”.

Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25”, Prishtinë-Podujevë.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim për projektin “Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112”, segmenti Gjonaj-Bishtazhin.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim për projektin “Sanimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën Hani i Elezit-Gorancë”.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore “Virgjina” dhe “Metaliku”, për projektin “Ndërtimi i Parkut Industrial” në Gjakovë.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore të menaxhuara nga AKP-ja, për disa projekte të Komunës së Podujevës.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave të menaxhuara nga AKP-ja për projektet “Ndërtimi i tregut të kafshëve” dhe “Ndërtimi i tregut të gjelbër”.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore për projektet “Ndërtimi i banesave me kosto të përballueshme” dhe “Objektet edukativo-arsimore – çerdhe për fëmijë”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim për projektin “Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim të objektit “Shtëpi banimi” në Komunën e Podujevës, për projektin “Ndërtimi i Muzeut të Qytetit të Podujevës”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës së Komunës së Fushë-Kosovës për shpronësimin e pronave ish-shoqërore.

Propozim-vendimi për shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit sendor për projektin “Solar4Kosovo II – Gypi B”, në Obiliq.

Propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidenca autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

Kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë për Regjistrim Civil.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Shqyrtimi i Nismës për aderimin në Konventën Ndër-Amerikane për Vujatjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

Propozim-vendimi për mbështetje financiare për promovimin ndërkombëtar të filmave kosovarë “Dua” dhe “Shame and Money”.

Të ndryshme./Lajmi.net/