Cali dërgon mesazh emocionues nga Haga për protestuesit në Kosovë

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës. Protestave ka netë që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht. Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të…

Lajme

29/09/2026 22:51

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës.

Protestave ka netë që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht.

Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të tij.

Cali po i përcjell protestat nga Haga dhe sonte pati disa fjalë për pjesëmarrësit.

“Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë. Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali” thuhet në mesazhin e tij.

E gjithë turma nisi brohoritjet për të.