Këta janë tre gjyqtarët që pritet të vendosin për apelin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit
Është përcaktuar përbërja e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas gazetarit Besian Beha, paneli do të kryesohet nga gjyqtarja franceze Michele Pichard, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina Jørgensen,…
Lajme
Është përcaktuar përbërja e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas gazetarit Besian Beha, paneli do të kryesohet nga gjyqtarja franceze Michele Pichard, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina Jørgensen, transmeton lajmi.net.
Përbërja e Panelit të Apelit:
- Michele Pichard – kryetare e panelit, Francë
- Kai Ambos – anëtar, Gjermani
- Nina Jørgensen – anëtare, Norvegji
I njëjti panel, sipas informacionit të publikuar nga Beha, ka qenë i angazhuar edhe në procedurat e apelit në rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.
Rasti aktual lidhet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndaj të cilëve është dhënë aktgjykim nga Dhomat e Specializuara, ndërsa procedura e apelit tash pritet të shqyrtohet nga ky panel./lajmi.net/