​Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11. Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë. Bashkë me Kurtin, nga Kuvendi drejt Qeverisë…

Lajme

28/09/2026 09:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.

Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë.

Bashkë me Kurtin, nga Kuvendi drejt Qeverisë u pa duke shkuar, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit ka qenë pjesë e negociatave që shefi i Vetëvendosjes bënte me LDK-në për çështjen e presidentit.