Kongresisti Latimer shkruan për takimin me Kurtin: Diskutuam se si SHBA-të mund të kontribuojnë në sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti amerikan George Latimer, ka shkruar në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai ka thënë se me Kurtin në Nju Jork, kanë biseduar se si SHBA-të mund të kontribuojnë në sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. “Ishte një takim produktiv, i cili u përmbyll me dhurimin e një koleksioni pullash përkujtimore të…

Lajme

28/09/2026 09:28

Kongresisti amerikan George Latimer, ka shkruar në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se me Kurtin në Nju Jork, kanë biseduar se si SHBA-të mund të kontribuojnë në sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Ishte një takim produktiv, i cili u përmbyll me dhurimin e një koleksioni pullash përkujtimore të 250-vjetorit, që simbolizojnë festimet e pavarësisë së vendit tonë, ndërkohë që ne mbetemi partnerë në luftën e Kosovës për pavarësinë e saj”, ka shkruar Latimer. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: