Një javë në SHBA, Kurti jep detaje nga takimet që ka realizuar: Biseduam për aktgjykimin e padrejtë në Hagë e zhvillime të tjera
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo vizitë ishte në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ai ka dhënë detaje të takimeve që ka realizuar. “Nga…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo vizitë ishte në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Ai ka dhënë detaje të takimeve që ka realizuar.
“Nga takimet me liderë e zyrtarë të lartë shtetesh mike të Republikës dhe me drejtues institucionesh ndërkombëtare, tek ato me mërgatën tonë të çmuar në New York. Ngritëm një sërë temash e diskutimesh, përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës, sikurse biseduam për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, si dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: