Austria 2-0 Kosova, mbyllet pjesa e parë në Vjenë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës me epërsinë 2-0 për vendasit, në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve. Golin e parë e shënoi David Affengruber në minutën e 23-të, pas harkimit të Romano Schmid nga goditja e dënimit. Fillimisht goli u rishikua nga VAR-i për një pozicion të mundshëm…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës me epërsinë 2-0 për vendasit, në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.
Golin e parë e shënoi David Affengruber në minutën e 23-të, pas harkimit të Romano Schmid nga goditja e dënimit.
Fillimisht goli u rishikua nga VAR-i për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por më pas u konfirmua.
Kosova pati rastin më të mirë në minutën e gjashtë, kur Vedat Muriqi goditi mbi portë nga brenda zonës.
Kur pritej fishkëllima për përfundimin e pjesës së parë, Austria shënonë edhe golin e dytë.
Junior Adamu realizoi në minutën 45+3 pas një aksioni të bukur kolektiv, duke e dërguar Austrinë në pushim me epërsi 2-0 ndaj Kosovës.
Një pjesë e hidhur për “Dardanët”, të cilët tashmë kanë një disavantazh të dyfishtë për pjesën e dytë.