Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

Gazetari i CNN, Fareed Zakaria e ka pasur në intervistë presidentin e Serbisë, Alaksandar Vuçiq. Në materialin që në fillim flet se si Vuçiq është në pushtit tash e mbi një dekadë dhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, përshkruhet se Serbia ka “një të kaluar të nacionalizmit të dhunshëm”. Zakaria e nis intervistën duke…

Lajme

27/09/2026 18:33

Gazetari i CNN, Fareed Zakaria e ka pasur në intervistë presidentin e Serbisë, Alaksandar Vuçiq.

Në materialin që në fillim flet se si Vuçiq është në pushtit tash e mbi një dekadë dhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, përshkruhet se Serbia ka “një të kaluar të nacionalizmit të dhunshëm”.

Zakaria e nis intervistën duke i thënë Vuçiqit se shumica e njerëzve në Perëndim, kur mendojnë për Serbinë, u bien në mend menjëherë luftërat ballkanike.

“Shumica në botën perëndimore, kur mendojnë për Serbinë, mendojnë për luftërat në Ballkan, për atë që ndodhi në vende si Srebrenica, dhe ka shpresë se Serbia e ka lënë pas atë të kaluar”, thotë Zakaria.

Ndërsa Zakaria i thotë këto fjalë, shfaqet një video me civilë me duar të lidhura dhe të shtrirë për t’u ekzekutuar.