Vojvoda: Presim që nesër të ketë shumë shqiptarë, kjo na bën më të fortë dhe të ndihemi si në shtëpi
Kapiteni i dytë i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte pjesë e konferencës për shtyp, para ndeshjes ndaj Austrisë. Ai foli për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, tifozët dhe kundërshtarin. Ai tha se janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme. “Gjendja është e mirë. I gjithë ekipi është në dispozicion. Presim që të jemi gati…
Sport
Kapiteni i dytë i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte pjesë e konferencës për shtyp, para ndeshjes ndaj Austrisë.
Ai foli për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, tifozët dhe kundërshtarin.
Ai tha se janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
“Gjendja është e mirë. I gjithë ekipi është në dispozicion. Presim që të jemi gati për ndeshjen e nesërme”, tha ai.
Vojvoda tha se nesër shpreson dhe beson që të ketë shumë shqiptarë në stadium, dhe se ata do të jenë forca kryesore e lojtarëve në fushë.
“Qëllimi është të kualifikohemi në një turne të madh, shpresojme që me ligën e kombeve të shkojmë në ‘play-off-e’, Austria kundërshtar i fortë, me eksperiencë, pres që të ketë tifozë shqiptarë shumë si në Suedi, Slloveni e Zvicër, dhe kjo na bënë më të fortë dhe të ndihemi si në shtëpi”, tha ai tutje.
Vojvoda u pyet tutje edhe për David Alaban, ish-lojtarin e Austrisë, i cili së fundmi ka kaluar tek Udinese, klubi ku është edhe Mërgimi.
“Besoj që David Alaba i sheh ndeshjet ndaj Kosovës, si kapiten që është, e pastaj do të më njeh më mirë. Ai tash është bashkëlojtar i imi tek Udinese, por e kam prit që s’do të jetë pjesë e kombëtares, shkaku që ka qenë pa klub. Kam pasur mundësinë ta shoh në stërvitje, është lojtar i madh”, tha ai tutje.
Ndeshja Austri – Kosovë do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00, në Vjenë.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, me dy kombëtaret që kanë nga tri pikë, nga xhiroja e parë.