​Dardanët nisen drejt Vjenës, gati për përballjen me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur rrugëtimin drejt Vjenës, ku e pret sfida e radhës ndaj Austrisë. Pas përgatitjeve në Kosovë, futbollistët dardanë tashmë janë nisur drejt kryeqytetit austriak, me synimin për të zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në këtë përballje. Atmosfera në kampin e Kosovës është pozitive, ndërsa skuadra pritet të zhvillojë…

Sport

26/09/2026 16:38

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur rrugëtimin drejt Vjenës, ku e pret sfida e radhës ndaj Austrisë.

Pas përgatitjeve në Kosovë, futbollistët dardanë tashmë janë nisur drejt kryeqytetit austriak, me synimin për të zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në këtë përballje.

Atmosfera në kampin e Kosovës është pozitive, ndërsa skuadra pritet të zhvillojë përgatitjet e fundit në Vjenë para ndeshjes.

Përballja Austri–Kosovë pritet të jetë një sfidë e fortë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë rezultat pozitiv.

Dardanët do të përballen nesër me Austrinë, me fillim nga ora 18:00.