Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë

Katër futbollistë nga lista me 28 të grumbulluar kanë përfunduar në tribunë për sfidën që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 lojtarë në protokollin e UEFA-s, trajneri Rolando Maran ka vendosur që portieri Simon Simoni dhe mesfushorët Luis Hasa, Sabah Kerjota…

Sport

26/09/2026 16:15

Katër futbollistë nga lista me 28 të grumbulluar kanë përfunduar në tribunë për sfidën që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë.

Për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 lojtarë në protokollin e UEFA-s, trajneri Rolando Maran ka vendosur që portieri Simon Simoni dhe mesfushorët Luis Hasa, Sabah Kerjota dhe Feta Feta të mos jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Kësaj liste i shtohet edhe Klisman Cake i cili është jashtë për shkak dëmtimi.

Për rrjedhojë trajneri Maran ka vendosur që në listën me 23 lojtarë të jenë dy debutues. Samuele Sina ka qenë zgjedhje e nevojshme pasi me përjashtim të Berat Gjimshitit dhe Ismajlit që priten titullarë, ai është alternativa e vetme për t’u zëvendësuar në qendër të mbrojtjes pas Marash Kumbullës, i cili është jashtë forme pasi ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij këtë sezon.

Debutuesi tjetër është Klevi Qefalija, i cili duket se ka bindur më shumë trajnerin në stërvitjet e kryera përgjatë këtyre ditëve. Ai ka fituar balotazhin me lojtarët e tjerë si Luis Hasa, Feta Fetai dhe Sabah Kerjota.