Zhegrova dhe Hajdari me shqetësime para ndeshjes me Austrinë, stërviten veçmas
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të përballjes me Austrinë, e cila do të zhvillohet nesër në Vjenë. Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në stërvitjen e sotme Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova kanë punuar të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy futbollistët kanë zhvilluar vrapime…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të përballjes me Austrinë, e cila do të zhvillohet nesër në Vjenë.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në stërvitjen e sotme Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova kanë punuar të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy futbollistët kanë zhvilluar vrapime të lehta, për shkak të disa shqetësimeve të shfaqura pas ndeshjes së kaluar, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar seancën me intensitet të plotë, duke vazhduar përgatitjet për sfidën ndaj austriakëve.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij janë fokusuar kryesisht në aspektin taktik, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Kosova synon ta përballojë ndeshjen e nesërme.
Dardanët do të kërkojnë një paraqitje të mirë në Vjenë, ndërsa stafi teknik do të vlerësojë gjendjen e Hajdarit dhe Zhegrovës para vendimit përfundimtar për ndeshjen.
Austri–Kosovë zhvillohet nesër në Vjenë./lajmi.net/