Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit
Ndër arsyet kryesore, ajo përmendi peshën e krimeve të kryera dhe mungesën e shenjave të mjaftueshme të rehabilitimit. Ajo shtoi se gjykatës nuk i janë paraqitur prova për arsye bindëse humanitare që do të justifikonin një vlerësim tjetër, transmeton telegraf. Stanishiq e kishte paraqitur kërkesën për lirim të parakohshëm në mars të këtij viti, pasi…
Lajme
Ndër arsyet kryesore, ajo përmendi peshën e krimeve të kryera dhe mungesën e shenjave të mjaftueshme të rehabilitimit.
Ajo shtoi se gjykatës nuk i janë paraqitur prova për arsye bindëse humanitare që do të justifikonin një vlerësim tjetër, transmeton telegraf.
Stanishiq e kishte paraqitur kërkesën për lirim të parakohshëm në mars të këtij viti, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.
Në maj të vitit 2023, Mekanizmi kishte shqiptuar aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-drejtuesve të SDB-së, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët u dënuan me nga 15 vjet burgim.
Ata u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, si dhe për krime kundër njerëzimit, veprime çnjerëzore, vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë në disa komuna të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë