Ndryshimi i Ligjit për Speciale, Rama: Nuk është ligj i PDK-së, është i të gjithëve
Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se e kanë vërejtur një gatishmëri edhe me partitë tjera për të bërë gjithçka që është e mundur në reagimin ndaj verdiktit të Hagës në mënyrë që Kosova të dalë mirë. Ai tha për ndryshimin Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara se nuk është i PDK-së…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se e kanë vërejtur një gatishmëri edhe me partitë tjera për të bërë gjithçka që është e mundur në reagimin ndaj verdiktit të Hagës në mënyrë që Kosova të dalë mirë.
Ai tha për ndryshimin Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara se nuk është i PDK-së por i të gjithëve.
“Nuk është ligj i PDK-së ky. Është ligj i të gjithëve. Ne po kërkojmë prej të gjithë deputetëve të Kosovës që ta votojnë atë ligj. Nuk është i PDK-së. Nuk do PDK-ja që të përfitojë prej kësaj”, tha Rama në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Me atë sa e kemi kuptu, e kemi pa që ekziston një gatishmëri që gjithçka që është e mundshme me e ba për këtë proces, që me dalë Kosova mirë. Nuk po flasim tek e fundit për individët atje, por po flasim për një proces shumë të randësishëm ku në pyetje është e kalumja jonë e lavdishme por edhe e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë”.