Pas fitores ndaj Irlandës, Dardanët kthehen në stërvitje – fokusi te Austria

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Austrisë. Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 16 futbollistë, ndërsa lojtarët që nisën nga minuta e parë në përballjen me Irlandën zhvilluan një seancë rigjeneruese në hotel, raporton lajmi.net Sipas njoftimit të…

Sport

25/09/2026 14:29

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Austrisë.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 16 futbollistë, ndërsa lojtarët që nisën nga minuta e parë në përballjen me Irlandën zhvilluan një seancë rigjeneruese në hotel, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është pozitive, me ekipin që tashmë e ka kthyer të gjithë vëmendjen te sfida e së dielës në Vjenë.

Austria konsiderohet kundërshtari i radhës dhe një prej ekipeve kryesore të grupit.

“Një ndeshje e re. Një sfidë e re. E njëjta zemër për Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga FFK-ja./Lajmi.net/