Raportohet se Haxhiu ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përcjellë në Qeveri për shqyrtim dhe opinion projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nacionale raporton se Haxhiu e ka proceduar të mërkurën nismën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky veprim është bërë duke u bazuar në Rregulloren e…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përcjellë në Qeveri për shqyrtim dhe opinion projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Nacionale raporton se Haxhiu e ka proceduar të mërkurën nismën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky veprim është bërë duke u bazuar në Rregulloren e re të Punës së Kuvendit, e cila i jep mundësi kryetarit të Kuvendit që një projektligj ta dërgojë për opinion në Qeveri edhe pa kaluar paraprakisht në Kryesinë e Kuvendit.
Në bazë të nenit 70 të kësaj rregulloreje, Qeveria ka 30 ditë nga pranimi i projektligjit për të paraqitur me shkrim qëndrimin e saj, të nënshkruar nga kryeministri.
Pas përfundimit të këtij afati, nëse Qeveria nuk e dorëzon opinionin e saj, projektligji mund të procedohet për shqyrtim në Kuvend.
Ky zhvillim vjen pas iniciativës së PDK-së për ndryshimin e legjislacionit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./Lajmi.net/