FFK: Fitorja ka emër, Fitore për çlirimtarët
Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me reagim pas fitores kundër Irlandës me rezultat 1:0. Në postimin e bërë, ku janë bashkangjitur momente nga ndeshja, FFK shënoi se kjo fitore i dedikohet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton lajmi.net. “FITORJA KA EMËR, FITORE PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar FFK në postimin e tyre. Golin e…
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me reagim pas fitores kundër Irlandës me rezultat 1:0.
Në postimin e bërë, ku janë bashkangjitur momente nga ndeshja, FFK shënoi se kjo fitore i dedikohet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton lajmi.net.
“FITORJA KA EMËR, FITORE PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar FFK në postimin e tyre.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni, Vedat Muriqi në minutën e 83-të dhe ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë./lajmi.net/