Kosova fiton! – Muriqi “heroi i natës”, golin ia dedikon ish-krerëve të UÇK-së

Kosova ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kombëve. “Dardanët” fituan me rezultat 1:0 kundër Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net. Golin e vetëm Kosova e shënoi në minutën e 83-të me anë të kapitenit, Vedat Muriqi. Kapiteni i “Dardanëve” golin ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së…

Sport

24/09/2026 22:42

Kosova ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kombëve.

“Dardanët” fituan me rezultat 1:0 kundër Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.

Golin e vetëm Kosova e shënoi në minutën e 83-të me anë të kapitenit, Vedat Muriqi.

Kapiteni i “Dardanëve” golin ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që u dënuan nga Specialja me 16 shtator.

Pasi shënoi golin, Muriqi mori një maicë ku shkruhej “JO NË EMRIN TIM”, “DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”  dhe shihej logoja e UÇK-së.

Në këtë ndeshje, Kosova ka mundur që të shënoj shumë më shumë gola, por rastet nuk u konkretizuan. “Dardanët” patën një dominim total me shumë raste, por që vetëm një herë u tund porta irlandeze.

Në këtë ndeshje debutoi edhe talenti i Bayern Munchen, mesfushori Erblin Osmani, që në fund të ndeshjes pati një rast për të shënuar gol./lajmi.net/