Pjesa e parë pa gola, Kosova e dominoi Irlandën por nuk e tundi portën
Kosova po e dominon ndeshjen ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, edhe pse rezultati vazhdon të jetë 0-0. Pas 45 minutave, “Dardanët” kanë 60% posedim ndaj Irlandës dhe kanë regjistruar 7 goditje, me vetëm 1 goditjeje të Irlandës. Skuadra e Franco Fodës po e mban Irlandën të tërhequr dhe po kërkon vazhdimisht hapësira për të kaluar…
Sport
Kosova po e dominon ndeshjen ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, edhe pse rezultati vazhdon të jetë 0-0.
Pas 45 minutave, “Dardanët” kanë 60% posedim ndaj Irlandës dhe kanë regjistruar 7 goditje, me vetëm 1 goditjeje të Irlandës.
Skuadra e Franco Fodës po e mban Irlandën të tërhequr dhe po kërkon vazhdimisht hapësira për të kaluar në avantazh.
Megjithatë, pavarësisht dominimit në posedim dhe diferencës së madhe në goditje, Kosova ende nuk ka arritur ta konkretizojë epërsinë me gol. Ndeshja mbetet e hapur në “Fadil Vokrri”.