“Tema tjera, për momente tjera” – Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të dal në protesta kundër vendimit të Speciales
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar, Afrim Bunjaku. Kurti është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar, Afrim Bunjaku.
Kurti është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se për këtë temë do të flasë një herë tjetër.
“Sot është trevjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut. T’i lëmë tema të tjera, për momente të tjera”, ka thënë Kurti për indeksonline.