Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje lidhur me veprimet që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin, duke thënë se për këtë çështje do të flasë nesër pas mbledhjes së Kryesisë E pyetur për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Kushtetueses, Haxhiu ka kërkuar që…

Lajme

24/09/2026 12:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje lidhur me veprimet që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin, duke thënë se për këtë çështje do të flasë nesër pas mbledhjes së Kryesisë

E pyetur për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Kushtetueses, Haxhiu ka kërkuar që sot vëmendja të jetë te përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.