Haradinaj kujton Afrim Bunjakun: Ironi e dhimbshme kur agresorët mbeten të lirë e Kosova ende përjeton sulme dhe çlirimtarët gjykohen në Hagë

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmin në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka thënë se sot janë bërë tri vite prej kur listës së dëshmorëve të Kosovës, iu shtua edhe emri i Afrim Bunjakut. “Në këtë përvjetor të tretë, kujtojmë me nderim të lartë njeriun që ra në krye të…

Lajme

24/09/2026 09:52

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmin në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se sot janë bërë tri vite prej kur listës së dëshmorëve të Kosovës, iu shtua edhe emri i Afrim Bunjakut.

“Në këtë përvjetor të tretë, kujtojmë me nderim të lartë njeriun që ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur nga agresioni dhe grupet kriminale serbe. Rënia e tij në Banjskë tregoi qartë se agresorët nuk i ndalën sulmet dhe synimet e tyre ndaj Kosovës as pas vitit 1999”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është një ironi e dhimbshme e historisë kur agresorët që na sulmojnë tash e sa dekada mbeten të lirë, e Kosova ende përjeton sulme prej tyre, ndërsa çlirimtarët tanë, ata që e mbrojtën këtë tokë në ditët më të vështira sot gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta. Janë të gjalla te lotët e nënave që ende presin një lajm për trupat e të zhdukurve me dhunë, te dhimbja e heshtur e mijëra grave e burrave të dhunuar barbarisht, dhe te çdo varr martiri e dëshmori që dëshmon çmimin e kësaj lirie. Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: