Ambasada e Britanisë kujton sulmin terrorist në Banjskë, kërkon nga Serbia veprime që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka përkujtuar Afrim Bunjakun, në tri vjetorin e rënies së tij gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Nga kjo ambasadë, kanë nderuar guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend. Ata kanë bërë…
Lajme
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka përkujtuar Afrim Bunjakun, në tri vjetorin e rënies së tij gjatë sulmit terrorist në Banjskë.
Nga kjo ambasadë, kanë nderuar guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend.
Ata kanë bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme.
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij. Ne nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend. Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e kësaj ambasade. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: