Kallas i mbledh përfaqësuesit e rajonit në Nju Jork, Kurti përfaqëson Kosovën, Gjuriq Serbinë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njofton se së bashku me përfaqësues të vendeve të rajonit, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në kuadër të qëndrimit në New York, transmeton Anadolu. “Zhvilluam një takim me Kaja Kallas, gjatë…
Lajme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njofton se së bashku me përfaqësues të vendeve të rajonit, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në kuadër të qëndrimit në New York, transmeton Anadolu.
“Zhvilluam një takim me Kaja Kallas, gjatë të cilit u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat aktuale rajonale, mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe prioritetet e përbashkëta që synojnë një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë”, shkroi Mickoski në një postim në rrjetin social amerikan X.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në takimin me Kallas, sipas postimit nga Mickoski të bashkëngjitur me një fotografi, të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.