Konfirmohet: Kaçuri dhe Osmani marrin lejen nga FIFA, të gatshëm për ndeshjen ndaj Irlandës

Përfaqësuesja e Kosovës ka dy prurje të reja në prag të ndeshjes ndaj Irlandës. Menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala, ka konfirmuar se Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri i kanë të kompletuara dokumentacionet dhe janë të gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës në përballjen e radhës. Të dy futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Franco…

Sport

23/09/2026 17:29

Përfaqësuesja e Kosovës ka dy prurje të reja në prag të ndeshjes ndaj Irlandës.

Menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala, ka konfirmuar se Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri i kanë të kompletuara dokumentacionet dhe janë të gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës në përballjen e radhës.

Të dy futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Franco Foda, i cili tashmë do të vendosë nëse do t’u japë minuta në ndeshjen ndaj Irlandës.