Zjarri përhapet me shpejtësi në Vlorë, përfshin disa banesa
Flakët që ranë pak më parë në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi. Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimësinë përreth. Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po…
Lajme
Flakët që ranë pak më parë në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi.
Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimësinë përreth.
Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.
Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.