Avdullahu para Irlandës: Do të jetë ndeshje e vështirë, por jemi gati
Leon Avdullahu ka folur para mediave në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme të Kosovës ndaj Irlandës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mesfushori i Kosovës ka vlerësuar kundërshtarin, por ka bërë të qartë se skuadra dardane është e përgatitur për një përballje të vështirë dhe nuk ka frikë…
Sport
Leon Avdullahu ka folur para mediave në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme të Kosovës ndaj Irlandës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mesfushori i Kosovës ka vlerësuar kundërshtarin, por ka bërë të qartë se skuadra dardane është e përgatitur për një përballje të vështirë dhe nuk ka frikë nga Irlanda.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, por jemi gati për ndeshjen e nesërme ndaj Irlandës”, ka deklaruar Avdullahu.
Ai foli edhe për konkurrencën në mesfushë, duke theksuar se është i gatshëm të luajë me cilindo bashkëlojtar që përzgjidhet nga trajneri.
“Nuk e kam problem me cilin lojtar luaj në mesfushë.”
Avdullahu gjithashtu u shpreh se Kosova e meriton respektin e kundërshtarit dhe se skuadra ka besim në aftësitë e saj.
“Irlanda ka një ekip të mirë, por ne jemi gati dhe nuk frikësohemi.”