Gruda reagon pas vendimit të Kushtetueses: I vërtetoi qëndrimet e PDK-së gjatë gjithë kësaj kohe
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar pas vendimit që Gjykata Kushtetuese ka marr në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Ai ka thënë se vendimi isotëm i Kushtetueses ka vërtetuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe, shkruan lajmi.net. “Kushtetuta është shkelur duke mos u konstituuar Kuvendi…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar pas vendimit që Gjykata Kushtetuese ka marr në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se vendimi isotëm i Kushtetueses ka vërtetuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe, shkruan lajmi.net.
- “Kushtetuta është shkelur duke mos u konstituuar Kuvendi brenda afatit 30-ditor.
- Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Pra, LVV-ja nuk mund t’i zhvendosë afatet kushtetuese sipas interesit të saj politik dhe ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor, siç ka synuar.
- Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet. Kjo pozitë nuk mund të anashkalohet apo të mbetet peng i vullnetit të shumicës parlamentare.
- Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë”, ka shkruar Gruda.
Ai ka thënë se vendimi i sotëm konfirmon një parim themelor: afatet kushtetuese nuk janë çështje vullneti politik dhe Kushtetuta nuk mund të përshtatet sipas interesave të momentit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: