Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor, e ktheu në binarë konstituimin e institucioneve

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. “Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, thotë Deda. “Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë…

Lajme

23/09/2026 15:30

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, thotë Deda.

“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”.

Kushtetuesja e shpalli Kuvendin të konstituuar, por tha se është konstituuar jashtë afatit kushtetues. Për këtë afati për Presidentin ka nisur të rrjedhë që nga 8 gushti.

Ky afat për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Ndërkaq, formimi i Qeverisë është shpallë kushtetues.