A ndikoi mbështetja e Xhakës për krerët e UÇK-së në largimin e tij? Flet drejtori i Zvicrës

Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pas pranimit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje dhe për qëndrimet e fundit të kapitenit shqiptar. Tami ka bërë të qartë se rasti i Xhakës ishte çështje private dhe…

Sport

22/09/2026 11:17

Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pas pranimit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje dhe për qëndrimet e fundit të kapitenit shqiptar.

Tami ka bërë të qartë se rasti i Xhakës ishte çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit nuk kishte pasur rol në të.
Ai theksoi gjithashtu se federata nuk kishte lëshuar asnjë direktivë lidhur me vaksinimin.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap”.
“Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë”, deklaroi Tami.
Drejtori i Zvicrës u pyet edhe nëse mbështetja e Xhakës për katërshes së UÇK-së, të dënuar së fundmi nga Gjykata Speciale në Hagë, kishte ndikuar në largimin e tij nga përfaqësuesja.
Edhe për këtë çështje, Tami u shpreh se bëhet fjalë për qëndrim personal të futbollistit dhe se nuk lidhet me Kombëtaren e Zvicrës.
“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, u shpreh Tami para mediave.