Kurti në New York takon drejtoreshën e FMN-së, diskutojnë reformat dhe rritjen ekonomike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një takim me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva. Sipas Kurtit, në takim u diskutua për partneritetin e deritanishëm mes Kosovës dhe FMN-së, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, raporton lajmi.net Kurti tha se agjenda e reformave…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një takim me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
Sipas Kurtit, në takim u diskutua për partneritetin e deritanishëm mes Kosovës dhe FMN-së, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, raporton lajmi.net
Kurti tha se agjenda e reformave të Qeverisë synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.
Postimi i plotë:
Një takim përmbajtjesor në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva.
Diskutuam për partneritetin tonë të deritanishëm dhe mundësitë që kemi përpara. Agjenda jonë e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Në këtë drejtim, prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit tonë SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual. Gjatë këtij viti, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë.
Biseduam edhe për sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike, si dhe për mekanizmat dhe masat që nevojiten për t’i përballuar këto sfida.
E falënderova znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, të cilin presim ta thellojmë dhe diversifikojmë edhe më tej në këtë mandat./Lajmi.net/