Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës” “Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin e…
Lajme
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës”
“Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin e Komunës, Përparim Rama”, shkroi ai në X.
“Duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë në nivel lokal, theksova se BE-ja do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën publike, mobilitetin, efikasitetin energjetik dhe mjedisin e Prishtinës, edhe në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030”, shtoi Schiebel.
🇪🇺 EU support for 🇽🇰 Kosovo capital Pristina’s development was at the centre of my first meeting with Mayor @perparim_rama.
Underlining the importance of local-level democracy, I noted that the EU will keep investing in Pristina’s public infrastructure, mobility, energy efficiency & environment, also leading up to the 2030 Mediterranean Games.
#IPA #GrowthPlan— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) September 21, 2026