Foda: Jam munduar ta bind Rrahmanin, por nuk ka pranuar
Të enjten me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri” kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen në kuadër të Nations League kundër Irlandës. Sot, selektori Franco Foda, mbajti një konferencë për media ku foli rreth përgatitjeve për katër ndeshjet që i presin “Dardanët”. Ai foli rreth gjendjes me futbollistët e kombëtares, sidomos situatën me…
Sport
Të enjten me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri” kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen në kuadër të Nations League kundër Irlandës.
Sot, selektori Franco Foda, mbajti një konferencë për media ku foli rreth përgatitjeve për katër ndeshjet që i presin “Dardanët”.
Ai foli rreth gjendjes me futbollistët e kombëtares, sidomos situatën me Amir Rrahmanin.
Foda tha se është munduar ta bind Rrahmanin, por nuk ka arritur.
“Po, kemi biseduar me Amir Rrahmanin. Sigurisht që detajet që i kemi biseduar mbeten mes nesh. Kam tentuar t’ia ndërrojë mendjen, por nuk ka pranuar. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen e tij”, tha ai para mediave.
Strategu gjerman tha se i mbetet të fokusohet në fondin e futbollistëve që ka në dispozicion.
