Protesta kundër Speciales, Qeverisë i kërkohet ta shtojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK

Sonte po zhvillohet nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë. “Kërkojmë nga Qeveria e…

Lajme

20/09/2026 23:10

Sonte po zhvillohet nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar Haziri para protestuesve

Tash e pesë ditë, që nga e mërkura kur është shpallur aktgjykimi dënues në Hagë, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë ëshë mbushur çdo ditë plot me protestues.

Qytetarë nga e gjithë Kosovë po kundërshtojn vendimin dënues të Speciales për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli 18 dhe Jakup Krasniqi 13.

Në këto protesta kanë marrë pjesë çdo ditë edhe familjarë të të dënuarve, saktësisht djali i Hashim Thaçit Endriti, djali i Kadri Veselit Klestori dhe ai i Jakup Krasniqit Altini si dhe familjarë të tjerë. /Lajmi.net/