Show i Raphinhas në Sevilla: Barcelona fiton bindshëm dhe “blindon” pozitën e parë në La Liga
Barcelona ka regjistruar fitoren e saj të radhës në La Liga, duke triumfuar bindshëm 1-3 në udhëtim ndaj Sevillës dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në kampionatin spanjoll. Njeriu i ndeshjes padyshim që ishte Raphinha, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike duke realizuar një “hat-trick” të jashtëzakonshëm, transmeton lajmi.net. Me këto tri gola, braziliani forcon…
Sport
Barcelona ka regjistruar fitoren e saj të radhës në La Liga, duke triumfuar bindshëm 1-3 në udhëtim ndaj Sevillës dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në kampionatin spanjoll.
Njeriu i ndeshjes padyshim që ishte Raphinha, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike duke realizuar një “hat-trick” të jashtëzakonshëm, transmeton lajmi.net.
Me këto tri gola, braziliani forcon edhe më shumë kryesimin e tij në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga, duke arritur në kuotën e 12 realizimeve këtë sezon.
Paraqitje të mirë sonte pati edhe Lamine Yamal që bëri dy asistime.
Pas këtij triumfi, katalunasit regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi, duke u shkëputur në krye të tabelës me gjithsej 21 pikë të grumbulluara pas 7 xhirove të para./lajmi.net/