Prelec: E drejta e Kosovës dhe Kroacisë për pavarësi s’mund të gjykohet kurrë

Marko Prelec, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale. Ai thotë se i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga kroatët për rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë. Prelec thotë se edhe në Kroaci por edhe në Kosovë e kanë gabim, meqë këto rast nuk kanë të…

Lajme

18/09/2026 15:25

Marko Prelec, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale. Ai thotë se i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga kroatët për rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Prelec thotë se edhe në Kroaci por edhe në Kosovë e kanë gabim, meqë këto rast nuk kanë të bëjnë fare me legjitimitetin e luftës për pavarësi. Ai thotë se gjyqtari i Hagës Smith, e bëri të pamundurën për ta theksuar një gjë të tillë.

“Është e trishtueshme të shohësh komentatorë, përfshirë disa që kanë punuar në ICTY dhe që duhet ta dinë më mirë, duke e nxitur këtë qasje. Nuk do t’i përmend emrat, por nuk është e vështirë t’i gjesh. Është një iluzion i dëmshëm. Na dëmton dhe na pengon të ecim përpara.”, shkruan Prelec.

Megjithatë Prelec, thotë se drejtësia ndërkomëbtare ka një pjesë të përgjegjësisë në gjithë këtë, meqë sipas tij është përdorur doktrina e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në një mënyrë të gjerë dhe të panevojshme, duke përzier “qëllimet e pastërta” me “mjetet kriminale të përdorurra për ti arritur ato”.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj si ajo e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq”, ka shkruar Prelec.